Durrës, dy aksidente, plagosen katër persona

Dy aksidente janë shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Aksidenti i parë ka ndodhur në Maminas, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur dy të plagosur. E njëjta linjë është ndjekur në zonën e ish-Kënetës, ku përsëri si rezultat i daljes së makinës nga rruga janë plagosur dy persona. Ndërkohë nuk ka informacione lidhur me identitetin e të lënduarve apo shkaqet e aksidenteve. Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidenteve.