E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në vend, Rama: Gjendja kritike, ja plani i PS

Ndërsa PD po funksionon me Shtab Emergjence për përballimin e situatës në vend, PS ka mbledhur mbrëmjen e sotme Komisionin e Emergjencës nën drejtimin e kreut të kësaj partie, Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama e vlerësoi si shumë të vështirë gjendjen e zonave të bllokuara nga dëbora, ndërsa ka falenderuar kryetarët e komunave dhe bashkive të kësaj partie për ndjekjen e situatës në vend. Përfaqësuesit e grupit të posacëm të ngritur për emergjencat në vend, Erion Brace dhe Arben Malaj do shpalosin masat e PS për nxjerrjen e vendit nga kriza e motit.

“Falenderoj të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave si dhe kryetarët e PS në gjithë territorin për ndjekjen e situate. Njëra palë që është e përfshirë direkt në zonat e bllkuara dhe na pajis me informacion dhe pjesa tjetër që është terësisht e mobilizuar për tu ardhur në ndihmë. Sapo u ktheva nga një zonë e bllokuar në Librazhd, ku mundëm të asistojmë disa fshatra që vuajnë mungesën elektike, ku nuk ka shkelur këmbë shteti dhe ilacet ishin të domosdoshme. Rruga ishte e vështirë dhe bëj thirrje që duhet me patjetër një organizim më i shpejtë dhe i efektshëm. Duhet një organizim i shpjetë dhe emergjent në kushtet ku strukturat e emergjencësc civile në vend kanë degraduar në vend vit pas vitit dhe ku ligji i emergjencave bën të qartë se përgjegjësia në situata të tilla është e qeverisë është shkelur në mënyrë barbare. Duhet vëmendje edhe për kohën në vijim ndërkohë që pasi Erion Brace të bëjë paraqëtjen e një sërë masash të menjëhershme dhe Arben Malaj do paraqesë masat aftmesme ato duhet të jetësohen që sot”-tha Rama.
Më tej deputeti Erjon Brace si masa të menjëhershme përcaktoi:

-Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.

-Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.

-Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellësve
-Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave
-Furnizim të menjëhershme me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore
-Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj
-Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj
-Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj
-Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
-Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme
-Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4 mujore.
-Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj´.
-Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’i paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
-Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve kulluese.
-Të ndërhyhet në mënyrë konkrete dhe emergjente në terren

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›