PS,Kodheli:“Gërdeci”, në 15 mars marshimi “Mos Harro”
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli i ka bërë thirrje të gjithë qytetareve pa dallim ngjyrimesh politike që më 15 mars ti bashkohen marshimit në Gërdec me moton "Mos Harro" ndërsa ka përjashtuar nga nisma, LSI.
TIRANE- Me rastin e një vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Partia Socialiste ka bërë të ditur organizimin e një marshimi masiv në Gërdec dhe Tiranë me moton “Mos Harro”.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli i ka bërë thirrje të gjithë qytetareve pa dallim ngjyrimesh politike që më 15 mars ti bashkohen këtij marshimi ndërsa ka përjashtuar nga nisma, Lëvizjen Socialiste për Integrim duke e cilësuar si patericë të qeverisë Berisha.
“Përvjetori i parë i masakrës shtetërore të Gërdecit, do të jetë dita e kujtesës dhe e protestës qytetare kundër korrupsionit. Kjo nisëm e koalicionit tonë, është e hapur për çdo qytetar përtej të majtës dhe të djathtës dhe nuk do të ketë ngjyrat e partive, por ato të flamurit kombëtar e të flamurit evropian”-ka thënë Kodheli.
(e.n/Balkanweb)