Pukë, 5 persona të bllokuar në aksin Qafë Mali-Bajram Curri
PUKË- 5 punonjës të mirëmbajtjes së rrugëve kanë mbetur të bllokuar nga dëbora që prej ditës së djeshme në mesin e fshatit Dardhë dhe Mzi, në segmentin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri, ndërkohe që dy orej tyre ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.
Korespondenti i NEWS24, Armir Mehaj nga Puka bën me dije se mes punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhet edhe drejtori i kompanisë Ndue Shani.
Lajmi për bllokimin e punonjësve është konfirmuar nga banorë të zonës të cilët kanë dhënë edhe alarmin, ndërkohë që shtabi i emergjencës e ka të pamundur të ndërhyjë në këtë zonë për shkak të trashësisë së borës.
(el.me/BalkanWeb)