Orteku vrau 10 persona në Dragash, kërkimet rinisin nesër
PRISHTINE-Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut.
Burime të Express thonë se asnjëri prej tyre nuk është i gjallë.
Dje, u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3.
Vetëm një fëmijë i shpëtojë kësaj tragjedie të rëndë dhe ajo është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërpriten kërkimet në Restelicë
Ora18:30 Kërkimet nga njësitë për kërkim shpëtim në fshatin Restelicë, për gjetjen e personit të njëmbëdhjetë, i cili ka mbetur nën ortekun e borës, janë ndërprerë.
lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Syla, i cili ka thënë se shkak i kësaj ndërprerje ka qenë moti i keq.
“Për momentin, është lëshuar një urdhëresë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandanti i Forcave të Sigurisë, për tërheqje, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme, të cilat mbretërojnë tani në vendin ku po gërmonin ushtarët për gjetjen edhe të viktimës së fundit”, ka thënë Syla. Ai ka theksuar se kërkimet do të rinisin nesër në orën 7:00 të mëngjesit.
Vijojne kerkimet
Ora 07:00 FSK-së sot në mëngjes u është ribashkuar banorëve dhe Policisë së Kosovës në aksionin e kërkim-shpëtimit të tre personave të bllokuar nga orteku i borës në fshatin Restelicë.
Sipas njoftimeve më të reja nga terreni, në Restelicë njoftohet për shtatë persona të vdekur . Dyshohet për tre të zhdukur. Në kushte gjithnjë shumë të vështira, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të gjallëve dhe të të vdekurve eventualë.
Një masiv i borës, i lartë 10 metra dhe e i gjatë 500 metra, ka mbuluar afro 15 shtëpi të një lagjeje në fshatin Restelicë, dy prej tyre të banuara nga 11 anëtarë të familjes Reka.
Gjatë ditës është konfirmuar nxjerrja e një fëmije të gjallë dhe e shtatë personave pa shenja jete.
Për tre të zhdukur vazhdojnë kërkimet nga ekipet e FSK-së, KFOR-it, Policisë, por edhe të banorëve të fshatit.
Orteku gjigant i borës ka mbuluar të shtunën në mëngjes disa
Policia fillimisht ka raportuar për nxjerrjen e dy personave, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore, të cilët, sipas saj, ishin pa shenja jete. Ndërkohë, pak më vonë është njoftuar se pa shenja jete është nxjerrë edhe personi i tretë, i moshës 17 vjeç. Banorët e fshatit kanë thënë nëpërmjet telefonit se viktima është djali i çiftit që është nxjerrë më herët nga rrënojat dhe i takonte njërës nga dy familjet Reka. Diku rreth ora 22:00 është bërë e ditur edhe nxjerrja e një vajze 7-vjeçare që ishte ende gjallë, ndërsa pak çaste më vonë për gjetjen e një gruaje dhe një vajze 4-vjeçare, të dyja pa shenja jete.
Në orën 22:30 është njoftuar nga ekipet e shpëtimit në Restelicë edhe për gjetjen e dy trupave tjerë të pajetë, duke e çuar kështu numrin e viktimave në shtatë.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Jahjaga: Ngjarje me ortekun, e rëndë dhe e trishtueshme Krasniqi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Restelicë