Greqi, dhunë, kaos dhe të lënduar në protestë
ATHINË- Tension dhe episode të rënda ka në sheshin qendror të Athinës, ku prej orës 17:00 po zhvillohet protesta e organizuar nga bashkimi i sindikatave kundër masave antikrizë.
Mijëra njerëz u grumbulluan në një protestë, ku që në fillim u hodhën shishe “mototov” kundër policisë e cila nga ana e saj u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Zjarr, gurë dhe xhama të thyer në Universitet. Urdhër policisë për të pastruar sheshin. Forcat speciale të policisë kanë krijuar kordon rreth monumentit të Ushtarit të Panjohur. Shpërthimet e vazhdueshme nga granatat dhe shishet "Molotov" shkaktojnë zhurmë të madhe.
Mësohet se një polic u plagos nga shpërthimi i “molotovit” dhe u dërgua në spital, ndërsa mjaft protestues kanë problem me frymëmarrjen për shkak të lëndëve kimike të përdorura.
Një nga protestuesit e larguar me ambulancë është edhe Manolis Glezos, një figurë historike e mirënjohur e së majtës në Greqi, njeriu që gjatë pushtimit nazist, uli flamurin gjerman nga Akropoli dhe ngriti në vend të tij flamurin grek.
Glezos tha se “populli grek kishte një takim në sheshin qendror, por fatkeqësisht na sulmuan me kimkate. Nuk mund të na imponohen masat e reja me mënyra të tilla”.
Janë mbi 6000 forca policore që janë angazhuar për të të zbrazur sheshin “Sintagma”, ku mbizëtëron kaosi dhe dhuna dhe ku situata për minuta të tëra duket jashtë kontrollit. Lidhje te tjera Greqi, debat mbi masat në parlament, votimi pas mesnate