E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni- Shqipëri, vetëm me lëtërnjoftime

SHKUP- Qeveria e Maqedonisë miratoi mbrëmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë vetëm me letërnjoftime.

Me ratifikim dhe hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje, shtetasve të të dyja vendeve iu mundësohet kalimi i kufirit me letërnjoftim biometrike. Me marrëveshjen gjithashtu i’u mundësohet që në territorin e vendit tjetër të hyjnë dhe të qëndrojnë më së shumti 90 ditë në periudh prej 180 ditëve.

Kjo marrëveshje që është nënshkruar në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga ana e dy ministrive për punë të jashtme në Tiranë do të thellojë më shumë bashkëpunimin e në mes dy vendeve dhe është edhe një hap përpara për bashkëpununimin rajonal.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›