E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, policia ndërtimore rinis rrafshimin e 18 objekteve pa leje

/>Inspektorati i Ndërtimit në Shkodër, nuk i ka zgjatur shumë pushimet e dimrit, duke filluar sërish prishjen e ndërtimeve pa leje në qytet. Sulmi i ndërtimorëve kësaj radhe ka qenë në rrugën Nazmi Kryeziu, e cila edhe pse vazhdon të jetë prej kohe në rikonstruksion, në të ndodhen rreth 18 ndërtime pa leje që pengojnë rikonstruksionin e saj. Inspektorati ndërtimor i Bashkisë së Shkodrës, gjatë punës së tij të prishjes së ndërtimeve nuk ka hasur në kundërshtitë e banorëve. Por edhe pse jo zyrtarisht, punonjësit e inspektoratit kanë theksuar se do të ndërhyjnë kur futen në lagjet e brendshme edhe në ndërtimet afër pallateve dhe banesave që ju kanë marrë frymën si rrugëve dhe vetë hapësirave të gjelbra. Ky fakt është tashmë i dallueshëm qartë, sepse nuk mund të futesh si një institucion i tillë dhe të prishës vetëm aty ku investohet, pasi në zonat në fjalë ndodhen dyfish më shumë ndërtime pa leje të evidentuara, por që janë afër banesave dhe pallateve. Deri tani ky inspektorat ka goditur 80 ndërtime pa leje, por në qytetin e Shkodrës numri i këtyre ndërtimeve është me katër shifra dhe mund të thuhet se kjo punë e bërë është një pikë uji në oqeanin e madh të ndërtimeve pa leje që në një shumicë vendesh kanë bllokuar rrugë dhe kanë zënë edhe kanalizime dhe kolektorë.
Edhe pse ka punuar, përsëri ndërtimorët e Shkodrës kanë një sasi të madhe ndërtimesh që duhen prishur për të dhënë edhe shembullin e qartë se ndërtimet pa leje duhen prishur sa më shpejt në qytetin që është ndoshta më i vështiri edhe për arsye të shtrirjes gjeografike në lagjet e mbushura tashmë me zonat e ndërtimeve pa leje, dhe aty ku sidomos nuk mund të jepet leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›