E Diel, 1 Nëntor 2026

Një shqiptar, anëtar me të drejta të plota te “Ndrageta”

13/09/2011  Zbulimi i mafiozit gjatë seancës gjyqësore

COMO- Një shqiptar 30 vjeç ka mundur të depërtojë në sistemin e Ndragetës italiane, një prej organizatave më famëkeqe mafioze. Anëtarët e një sistemi të mbyllur, i përbërë vetëm nga kalabrezë ishin të gatshëm të pranonin njerëzit nga rajonet e tjera, por edhe për ti lënë vend një shqiptar, nëse është e nevojshme në mënyrë që ai të bënte blerje të përballueshme. Në padinë e hetimit “Infinity”, për depërtimin në “Ndrangheta”, në Lombardia, prokurorja publike në Milano, Alessandra Dolci, ka ofruar rindërtimin e skemës dhe funksionimit të filialeve të dyshuara në lokalet e Komos. Ajo përmendi, për shembull shqiptarin Edmond Como, 30 vjeç duke shtuar se Varca Pasquale, 48 vjeç e të tjerët as që e kishin imagjinuar anëtarësinë e një shqiptari në organizatë. Edmond Como merrte pjesë në veprimtarinë tokësore, ku ishte kamufluar si shofer kamioni në të zezë, teksa shoqëronte Varcën në takimet delikate me eksponentët e lartë, si dhe trafikantët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›