Durrës, ekzekutohet 40 vjeçari, pranga autorit
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Burimet nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Luan Puja, 40 vjeç, i cili është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen 15 të Durrësit.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, si të dyshuar rreth kësaj ngjarje, shtetasin Andrea Berberi.
Mësohet se pista kryesore për vrasjen është hahmarrja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.