Akuzat për shpifje, Vokshi: Nga Kodheli e Hysi dua vetëm 1 lekë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka ndryshuar sot padinë për shpifje ndaj dy deputeteve të Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi duke kërkuar një dëmshpërblim prej vetëm 1 lekë.
Në një deklaratë për shtyp avokati i deputetes ka theksuar Vokshi vendosi të pakësojë vlerën e dëmshpërblimit nga 20.000 euro në vetëm 1(një) lek për deputetet e PS-së, kjo për t`u solidarizuar me çdo nismë dhe përpjekje për të eleminuar dhunën ndaj gruas.
“Vokshi mendon se gruas duhet t`i rezervohet luksi i politikës shqiptare dhe jo të viktimizohen apo përdoren siç ndodh rendom në spektrin e majtë, prandaj ajo vendosi të pakësojë vlerën e dëmnshpërblimit ndaj dy nënave dhe bashkëshorteve, deputete të Partisë Socialiste" thuhet në deklaratë.