E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ekzekutohet kambistiMaskat i grabisin 2.5 mln lekë

Të tjera rreth shkrimit FOTO- Vrasja në zonën e plazhit sot në mesditë Rama:Yryshi i krimit, nga rrënimi ekonomik, moral DURRES- Një 46 vjeçar me profesion kambist, u ekzekutua mesditën e sotme në afërsi të sektorit Iliria në zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit. Nga hetimet paraprake të policisë mendohet se dy persona me maskë, të armatosur me automatik dhe me një motor kanë qëlluar në drejtim të viktimës Fatmir Kotarja, 46 vjeçar i cili ndodhej në makinë. Vrasja është shënuar pranë banesës së tij rreth orës 13: 30 minuta.

Mendohet se 2 grabitësit i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar me automatik brenda në makinë. Pasi i kanë grabitur shumën prej 2. 5 milionë lekësh janë larguar me shpejtësi.
46 vjeçari është plagosur në kofshë dhe plumbi i ka prekur arterien femorale duke bërë që të humbë shumë gjak. Fatmir Kotorja humbi jetën rrugës duke shkuar në spital.  Mendohet se i vëllai i viktimës ka qenë në shtëpi dhe në momentin kur ka hapur derën është bërë dëshmitar i ekzekutimit të vëllait të tij. Ai ka dëshmuar në polici për grabitësit me maskë. Policia po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që forca të shumta policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

POLICIA VE NE DISPOZICION 10 MIJE EURO
Disa orë pas vrasjes policia deklaroi se vinte në dispozicion 10 mijë euro për cdo person që do të ndihmojë në arrestimin e grabitësve. Ky është rasti i parë i grabitjes së një kambisti. Vetëm pak kohë më parë në qytetin bregdetar u shënuan dy raste të tjera të grabitjes së kampistit. Policia vë në dispozicion numrin e telefonit 069 41 18 890 dhe sqaron se do të ruhet identiteti i personit që denoncon. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›