E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të bregdetar të Durrësit. Një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave nga policia e Durrësit, mësohet se viktima është Gentjan Zguri Gashi 35 vjeç nga Tirana. Sipas policisë, viktima është qëlluar me selenciator duke marrë dy plumba në kokë në afërsi të automjetit të tij me targa AA 672 DA.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në afërsi të godinës së Tatim- Taksave, e njohur si një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar. Megjithatë, autori i cili ka kryer krimin ka qëlluar në mes të ditës mbi viktimën Gentjan Zguri, i cili ka mbetur për disa minuta në mes të trotuarit, ashtu i vdekur.

Mësohet se Zguri ishte pronar i një lokali të njohur në Tiranë, ndërsa më parë kishte qenë president i një firme për rregullimin e ashensorëve. Po ashtu, sipas burimeve të sigurta nga policia e Durrësit, bëhet e ditur se viktima ishte me precedent penal për lëndë narkotike.

Dyshohet se vrasja e tij ka ndodhur për motive hakmarrje, por nuk përjashtohet edhe pista të tjera. Sipas dëshmitarëve okularë autori i përkiste moshës 30 vjeç, ndërsa është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Megjithatë, një grup hetimor po punon, për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›