E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Durrës, policia: Viktima me precedentë penal

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për vrasjen e ndodhur në mesditë në këtë qytet, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë 35-vjeç Gentian Zguri Gashi, nga Tirana.
 

Sipas policisë, viktima ka qenë një person me precedentë penal për trafik të lëndëve narkotike prandaj në hetime nuk përjashtohet edhe pista e një vrasje për hakmarrje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të godinës së Tatim Taksave, në një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar.
 

Gentjan Zguri Gashi 35 vjeç nga Tirana është qëlluar me selenciator në afërsi të automjetit të tij me targa AA 672 DA dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmitarëve okularë autori i përkiste moshës 30 vjeç, ndërsa është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Megjithatë, një grup hetimor po punon, për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›