E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kamioni përplas motorçikletën, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqyet.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek rrethrrutullimi i doganës ku një motorçikletë është përplasur nga një kamion. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të kamionit si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›