Gripi sezonal, nis fushata e vaksinimit
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka nisur sot fushatën e vaksinimit kundër gripit sezonal.
Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero deklaroi se situata epidemiologjike është e qetë, por pavarësisht kësaj, vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin sezonal.
“Eksperienca na ka treguar që kjo është periudha më e mirë për të nisur vaksinimin. Fushatat nisin në fund të vjeshtës, por për shkak të ndryshimeve klimaterike kemi hyrë në sezonin e gripit sezonal, pasi që nga momenti që aplikohet vaksina duhet së paktën dy javë që trupi të fitojë imunitet” theksoi Pipero.
Sipas tij, kategoritë që rrezikohen më shumë nga gripi janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
(er.nu/BalkanWeb)