E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, ekzekutohet më armë zjarri një 40-vjeçar

DURRES- Një person u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Durrësit, mesditën e sotme. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ndërsa viktima është shtetasi Gentian Zguraj, nga Tirana.

Mësohet se 40-vjeçari ishte i punësuar në një subjekt privat në Durrës, ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›