Gjykata lë në burg Shullazin e Danin
Tiranë Emiljano Shullazit dhe Gilmando Dani, të arrestuar katër ditë më parë me një pistoletë dhe një maskë, do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Vendimi është dhënë dje nga Gjykata e Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Shullazin dhe mikun e tij Gilman Danin, gjatë seancës për vlerësimin e arrestit dhe vendosjen e masës së sigurisë për të. Gjykata doli në përfundimin se prokuroria kishte prova të mjaftueshme për të lënë në burg 33-vjeçarin e akuzuar për armëmbajtje pa leje, si dhe Gilman Danin, e akuzuar për moskallëzim të krimit dhe dëshmi të rreme. Kjo pasi, sipas prokurorisë, gjatë marrjes në pyetje Dani u përpoq të merrte përsipër pronësinë e armës, duke deklaruar se sapo ka parë policinë ai ka tentuar të hedhë në tokë pistoletën që mbante me vete. Këtë version Dani e ka paraqitur edhe në seancën e djeshme para gjykatës. Por oficerët e policisë të cilët kryen kontrollin dhe arrestimin e tyre kanë deklaruar se arma i është kapur në brez Emiljano Shullazit.