Durrës, festival Muzika e Dhomës
Në qytetin bregdetar të Durrësit, ka përfunduar Festivali III Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, i cili u organizua nga shoqata Arti dhe kultura italo-shqiptare. Ky spektakël, u mbështet nga bashkia e Durrësit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MTKRS), ambasadat e Austrisë dhe Maqedonisë si dhe rajoni i Puljas (Itali).
Në koncertin që mbylli këtë festival, u ngjit në skenë Trioja e Harqeve të Kosovës - violinistja Sihana Badivuku, violisti Blerim Grubi dhe violonçelisti Aristidh Prosi. Tre instrumentistët vijnë nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi, secili me provoja të ndryshme, por që interpretojnë së bashku që prej vitit 2003.
Mbrëmjen e kaluar Trioja e harqeve u paraqit me Variacione nga Valton Beqiri, Trio nga Franz Shubert dhe Trio nga L.V.Beethoven.
Artdashësit durrsakë dhe ata nga Tirana, që kishin mbushur hollin e Pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” vlerësuan me duartrokitje interpretimin profesional të artistëve të njohur si dhe pjesët e programit që ata kishin përzgjedhur.
Nevila Kalaja, drejtore artistike e festivalit, tha se gjatë edicionit të tretë, që u zhvillua nga 3-15 shtator, u organizuan pesë koncerte instrumentale. Artistë nga Franca, Maqedonia, Austria, Kosova, Italia dhe Shqipëria interpretuan së bashku si solistë dhe në formacione të ndryshme.
Larmia e veprave të kompozitorëve të tre shekujve të fundit si dhe përvojat e ndryshme që artistët shqiptarë dhe të huaj sollën para publikut, janë veçantitë kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, që organizohet për të tretin vit radhazi në qytetin bregdetar të Durrësit.