Belgjika kthen 10 azilkërkuesit e parë në Rinas
BRUKSEL- Belgjika mban fjalën dhe nis kthimin e azilkërkuesve shqiptarë. Paraditen e sotme aeroportin e Rinasit kane zbritur 10 azilkërkues shqiptarë. Aktualisht, nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ndaj personave të kthyer nga Belgjika janë duke u kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale, po sekuestrohet dokumentacioni i tyre, si dhe po merren deklarimet përkatëse.
Për personat e kthyer që rezultojnë të jenë nga Qarku i Shkodrës, materialet do i referohen Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të materialeve të referuara më parë në ngarkim të dy të zgjedhurve vendorë. Ndërkohë për personat e kthyer nga qarku i Kukësit materialet do i referohen Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kukës dhe Tropojë, në ngarkim të personave që kanë lëshuar dokumente false, me qëllim që këta shtetas të përfitonin azil.
Në një prononcim për mediat, lidhur me riatdhesimin e këtyre shtetasve, Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare të Rinasit,Gëzim Prebibaj, tha se "sot kthehen 9 shtetas, ndërkohë që vazhdon procesi për rikthimin e të gjithë shtetasve që kanë aplikuar. Në bazë të rregullave që disponon Komuniteti Europian do t’i nënshtrohen edhe sanksioneve, një ndër të cilët është edhe heqja e të drejtës për të hyrë në hapësirën Shengen për një periudhë deri në 5 vjet".
I pyetur nëse këta shtetas do të merren në pyetje në lidhje me procesin hetimor të nisur mbi sigurimin e vërtetimeve për kërkesën për azil, Prebibaj tha se "përveç strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, janë të angazhuara edhe strukturat Kundër Krimit Financiar të cilat do të investigojnë në lidhje me këtë veprimtari".
Kthimi vjen pak ditë pas vizitës që drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge Freddy Rosemont, bëri në Tiranë ku shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë. Në takimin me kreun e policisë shqiptare, Rosemont deklaroi se vetëm gjatë tetorit ishin regjistruar 240 kërkesa për azil, kryesisht për probleme gjakmarrjeje. Belgjika u kërkoi autoriteteve shqiptare marrjen e masave dhe ndërgjegjësimin e popullatës, pasi në të kundërt rrezikonin liberalizimin e vizave.
(m.a/s.g/balkanWeb)