Kroaci, shpërndahet parlamenti, zgjedhje të reja në dhjetor
ZAGREB- Parlamenti kroat u shpërnda sot gjatë një sesioni të radhës, përpara zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për më 4 dhjetor, një datë ende e pamiratuar nga presidenti i vendit, Ivo Josipoviç.
Kroacia, do të anëtarësohet në 2013-n në Bashkimin Evropian, po përgatitet për zgjedhjet parlamentare ndërkohë që arena politike është e dominuar nga skandale korrupsioni që trondisin partinë në pushtet, Bashkimi Demokratik kroat, HDZ, konservatore.
Deputetët e opozitës, të cilët bojkotojnë punën e parlamentit që prej dy javëve për shkak të mosmarrëveshjeve me partinë në pushtet, më në fund u kthyen në vendet e tyre sot për të votuar lidhur me përfundimin e punimeve.
Shpërndarja e parlamentit, të krijuar në janar 2008, u miratua nga 135 deputetë ndër 153.Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, njoftoi gjatë ditës se do të njoftojë zyrtarisht zhvillimin e zgjedhjeve pas një ose dy ditësh.
Data 4 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve legjislative është afruar së fundmi nga kryeministrja Jadranka Kosor.
Në bazë të ligjit elektoral, zgjedhjet parlamentare duhet të zhvillohen në një afat prej dy muajsh pas shpërndarjes së parlamentit.
Një koalicion i qendrës së majtë, i drejtuar nga Partia socialdemokrate, kryeson në sondazhe, duke lënë pas HDZ-në. Kjo e fundit ka qenë pothuaj vazhdimisht në pushtet në Kroaci që prej shpalljes ës pavarësisë nga ish-Republika Jugosllave, në 1991, vetëm me një ndërprerje në periudhën 2000-2003.
(m.a/ata/BalkanWeb)