E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Kadare: Shqipëria është në Europë

SHKODËR- “Shqipëria është në Europë”, kështu e ka vlerësuar shkrimtari i madh Ismail Kadare situatën e integrimit të Shqipërisë.

Kadare në një takim të zhvilluar në Biblotekën  e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u shpreh se populli ynë thjesht po ribëhet europian duke mbështetur rrënjët Europiane të vendit tone, ndaj për këtë arsye sipas shkrimatrit të njohur Shqipëria është në Europë

Shkrimtari e ka krahasuar Europën me një familje të madhe ku cdo vend sjell dika, ndërkohë që thekson se Shqipëria ka shumë për ti dhënë Europës, duke e cilësuar bashkëjetesën fetare si vlerën me themelore që vendi ynë ruan ndër vite.

“Europa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka. Shqipëria ka shumë për t’i dhënë Europës. Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare”,- vlerësoi Kadare.

Kadare ndër të tjera nënvizon se gjuha shqipe është një ndër 10-12 gjuhët themeltare në Europë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›