Durrës, foshnjë e porsalindur në plehra
Autori i Lajmit: red.
Gjendet një foshnjë e porsalindur në një kazan plehrash në Durrës. Trupi pa jetë i bebes së seksit femër është gjetur në kazanët e plehrave nga disa fëmijë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se bebja është abortuar dhe mund të ketë qenë fryt i një lidhjeje jashtëmartesore. Burime nga policia bënë të ditur se një grupi hetimor do të zbardhë ngjarjen e rëndë, nga pritet të dalin edhe detajet e saj.
Foshnja
Një foshnjë e pajetë, e seksit femër, është gjetur në zonën e Porto-Romanos. Kanë qenë disa fëmijë që duke gërmuar në plehrat e kësaj zone, kanë gjetur foshnjën e sapolindur, por të vdekur. Burime zyrtare të policisë së Durrësit konfirmuan se foshnja është gjetur nga një grup fëmijësh që rrëmonin mes mbeturinave pranë kazanëve të plehrave. Fëmijët kishin dalë në mëngjes për ndonjë gjë të vlefshme mes mbeturinave dhe duke rrëmuar, janë shtangur kur kanë ndeshur në trupin e bebes, por që, sipas tyre, nuk merrte frymë. Të alarmuar, kanë njoftuar policinë, e cila është nisur për në Porto-Romano. Ky është rasti i dytë kur në këtë vend gjendet një foshnjë e pajetë. Rasti i parë i takon shtatorit të vitit 2005, kur një fëmijë ishte hedhur në plehra, pasi ishte braktisur nga nëna.
Hetimet
Menjëherë është lajmëruar Komisariati i Policisë së Durrësit, ku efektiva të policisë kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me një grup hetimor, i cili është ngarkuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga informacionet paraprake rezultoi se foshnja ishte e seksit femër dhe se ishte rreth dyjavëshe në moshë dhe kishte vdekur pas lindjes. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga ana e efektivave të policisë si dhe pas marrjes së dëshmisë së disa personave, policia e Durrësit e transportoi kufomën në morgun e spitalit. Aktualisht foshnja ndodhet në morg, ndërsa pritet një grup hetimor të mbërrijë nga Tirana për kryerjen e një akti, të ekspertizës mjekoligjore. Policia e Durrësit po heton në dy pista ngjarjen e ndodhur, me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes si dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve të këtij krimi makabër. Pista e parë ku po hetohet është ajo e hedhjes në koshin e mbeturinave nga prindërit e saj. Pasi foshnja ka vdekur, ata kanë parë si një zgjidhje hedhjen e saj në koshin e plehrave. Ndërsa pista e dytë është ajo e hedhjes së bebes në koshin e mbeturinave nga ana e punonjësve të maternitetit, duke u përsërituar rasti ashtu si dy vite më parë, ku në mënyrë çnjerëzore punonjës të maternistetit të Durrësit pas braktisjes së dy binjakëve të vdekur nga ana e prindërve, i flakën në koshin e mbeturinave të spitalit, për të përfunduar më pas në grumbullimin e mbetjeve urbane në Porto-Romano.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008