Zgjedhjet, kartat e identitetit më 20 janar
Autori i Lajmit: red.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, Armand Teliti bën me dije se Kartat e Identitetit dhe pasaportat biometrike, elementët kyç të transparencës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, së bashku me listën e zgjedhësve, do të jenë gati në javën e tretë të janarit 2009.
Për kartat e identitetit, do të hapen në gjithë Shqipërinë mbi 400 qendra aplikimi, ku shqiptarët do të japin të dhënat në një formular, do të bëjnë një foto dixhitale dhe do t u merren shenjat e gishtërinjve.
Mosha
Karta e identitetit do të jepet nga mosha 16 vjeç e sipër dhe me afat përdorimi për 10 vjet. Pasaportat biometrike do të kenë ngjyrën e pasaportave të Bashkimit Evropian dhe do të zëvendësojnë pasaportat e kuqe të deritanishme. Ndërsa kartat e identitetit, përveçse që mund të përdoren si dokument identifikimi në zgjedhje, do të zëvendësojnë çertifikatat personale te deritanishme dhe do të eliminojnë radhët e gjata të qytetarëve në zyrat e gjendjes civile. Sipas Telitit, ka kaluar në Këshillin e Ministrave vendimi për miratimin përfundimtar të dizajnit(formes) së kartës së identitetit dhe të pasaportës biometrike. Të dyja dokumentet kanë një sërë elementësh të sigurisë së lartë. Ato do të përmbajnë shenjat e gishtërinjve të çdo qytetari. Siç dihet, shenjat e gishtave janë një shenjë biometrike e pangatërrueshme dhe pasja e shenjave të gishtave si në pasaportë dhe në kartë i bën këto dokumente unike dhe të pamundur ose jashtëzakonisht të vështirë falsifikimin e tyre. Elementet e tjerë të sigurisë janë mikrotekstet, si dhe harta e Shqipërisë dhe e Evropës, të vendosura si në kartën e identitetit dhe në pasaportë. Faqet e vizave në pasaportën biometrike kanë elemente të tjerë sigurie, kanë shënime që lexohen nëpërmjet rrezeve ultravioletë. Ato kanë gjithashtu uotermarkun, që është një portret i Skënderbeut, i vizatuar në brendësi të shqiponjës. Kjo i bën këto dokumente të pakrahasueshme me dokumentet e mëparshme te identifikimit te shqiptareve dhe të krahasueshme me dokumentet që qarkullojnë sot në Evropë dhe në botë.
Firma fituese
Për kartat e identitetit, firma fituese “Sagem” do të hapë në te gjithë Shqipërinë mbi 400 qendra (zyra) aplikimi, në të cilat qytetarët shqiptarë do të shkojnë të aplikojnë për ta marrë kartën e identitetit, apo pasaportën biometrike. Të dhënat e qytetarëve shqiptarë do të merren direkt online nga regjistri i gjendjes civile. Sistemi aktual i regjistrit të gjendjes civile përfshin të gjitha të dhënat e qytetarëve shqiptarë dhe këto të dhëna do të transmetohen për çdo aplikues në ekranin e zyrës së aplikimit. Aty do të printohet një modular, i cili, pasi të jetë lexuar dhe verifikuar nga qytetari për të parë nëse të dhënat e tij janë të sakta, do të firmoset nga qytetari. Ai do të lërë shenjat e gishtave dhe do t i bëhet një fotografi dixhitale. Pastaj ky aplikim, do të vijë në Tiranë në qendrën e personalizimit për të pasur mundësinë e elementeve të sigurisë, pasi aty do të prodhohen kartat, nga një makinë e vetme. Dhe përsëri kartën e identitetit qytetari do ta tërheqë aty ku ka aplikuar. Ndërsa pasaportën biometrike do ta tërheqë pranë komisariateve të policisë, për shkak të sigurisë që paraqet pasaporta. Shqiptarët do të paguajnë 5 mijë lekë të reja për pasaportën biometrike dhe 1,167 lekë të reja për kartën e identitetit.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008