Mashtronte me pronat, kapet "juristja e Kushtetueses"
DURRES -Të martën pasdite, rreth orës 16:00 policia e Durrësit në kuadrin e operacionit të koduar "Juristja" ka ndaluar 35-vjeçaren Mirela Kasa(Paja) banore në qytetin e Durrësit, me arsim 8 klasë. Sipas policisë lokale, vënia në pranga Kasës erdhi pas një pune dokumentuese lidhur me veprimtarinë e saj në fushën e mashtrimit. Gazeta Shqiptare mëson se banorë të ndryshëm të qytetit të Durrësit kanë denoncuar pranë organeve të prokurorisë dhe të policisë disa raste, sipas të cilave Mirela Kasa (Paja) vetëdeklarohej përpara tyre se ishte e punësuar si juriste pranë institucioneve të ndryshme të administratës publike sikurse janë Gjykata Kushtetuese, Bashkia Durrës e të tjera institucione të rëndësishme. Këto deklarata ajo i kryente zakonisht nëpër korridoret e zyrave të shtetit apo nëpër lokale publike duke tërhequr kështu vëmendjen e njerëzve hallexhinj, të cilëve ju premtonte t'u kryente hallet, por pasi më parë ata të kishin parapaguar, gjoba qe varionin nga 250 mije deri ne 500 mije leke.
'Juristja' madje vishej bukur, krihej sipas modës dhe nuk harronte kurrë që të mbante me vete dokumente që identifikonin atë si punonjëse e institucioneve të rëndësishme të drejtësisë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
'Juristja' madje vishej bukur, krihej sipas modës dhe nuk harronte kurrë që të mbante me vete dokumente që identifikonin atë si punonjëse e institucioneve të rëndësishme të drejtësisë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)