Tiranë, mbytet 12-vjeçarja tek urra e Babrroit
Vetëm pak minuta më parë, në afërsi të urës së Babrroit ka ndodhur një ngjarje e rëndë. 12-vjeçarja, Emiljana Mekaj, rezulton ende e humbur, pasi mësohet se është rrëzuar tek Ura e Babrroit në lum, aksidentalisht.
Kjo ngjarje e rëndë është sinjalizuar pak minuta më parë nga forcat e policisë, të cilët saktësojnë se trupi i viktimës është ende në kërkim.
Uniformat blu, të cilët kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes, kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë akt. Polumbarët kanë nisur punën për gjetjen e trupit të pajetë, por prurjet e shumta të shiut e vështirësojnë operacionin.