Video Meta-Prifti, oficeri çon në Angli lap-topin
31/03/2011 Eksperti Adrian Phillips pritet të zbardhë plotësisht bisedën mes Metës e Priftit
TIRANE-Qartësimi i zërit të video-skandalit Prifti-Meta ka detyruar Prokurorinë e Përgjithshme që të nisë në drejtim të Anglisë lap-topin e ish-ministrit Dritan Prifti, i cili ia dorëzoi pak kohë më parë si provë organit të akuzës. Mirëpo prova kryesore e Prokurorisë, duket se nuk është dërguar nëpërmjet letërporosisë, por për ta çuar atë të sigurt në duart e ekspertit anglez Adrian Phillips, akuza mësohet se ka ngarkuar një oficer të Prokurorisë. Mendohet se oficeri i Policisë Gjyqësore ka udhëtuar në drejtim të Anglisë ku ka marrë kontakte të drejtpërdrejta me specialistin privat që merret me ekspertizat e materialeve video dhe audio. Në këtë ekspertizë të dytë organi i akuzës kërkon qartësimin e zërit të personave që shfaqen në video si dhe largimin e zhurmave. Kjo për shkak se pjesa më e madhe e bisedës mes Priftit dhe Ilir Metës, nuk është transkriptuar nga hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme për shkak të zhurmave në video, gjë e cila nuk lejon dëgjimin e fjalëve që janë përdorur gjatë bisedës. Gjatë transmetimit në media, dy ish-ortakët e ngushtë u shfaqën duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. Në bisedë flitej për shifra astronomike që vërtiteshin rreth shumës 700 milionë euro, ndërkohë që biseda përmbante dhe disa fjali të tjera ku flitej për privatizimin e “Albpetrolit”, emërimin e një shtetasi në punë, si dhe disa çështje të tjera. Mirëpo pavarësisht kësaj shumë paqartësi përmbante kjo video dhe në këtë mënyrë Prokuroria vendosi ekspertimin e saj në një ekspert privat në SHBA, i cili mbante emrin Glen Bard. Në kërkesën për heqjen e imunitetit të Metës dhe Priftit që Prokuroria i përcolli zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, eksperti amerikan, Glen Bard, ndër të tjera thoshte se: “Unë nuk isha në gjendje të pastroja segmentin audio të videos me pajisjet që kisha në dispozicion”. Për këtë fakt, organi qendror i akuzës ka qenë në dijeni që në momentin e përfundimit të akt-ekspertimit, por në rrethana të paqarta, vendimi për riekspertim është marrë ditën kur avokatët e z. Meta kanë kundërshtuar akt-ekspertimin në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pavlefshmërinë e videos. Ndërkohë që ende nuk dihet se si do të veprohet me akt-ekspertimin e ekspertit amerikan, nëse do të merret apo jo parasysh, pasi avokatët kanë kundërshtuar mënyrën e caktimit të këtij eksperti. Në qoftë se kolegji penal i Gjykatës së Lartë pranon kërkesën e avokatëve mbrojtës për papërdoshmërinë e video-përgjimit, atëherë hetuesve të Prokurorisë së Përgjithshme nuk i mbetet gjë tjetër veç se të pushojnë hetimet, për shkak të vendimit të gjykatës.
Merita e Glen Bard
Amerikani Glen Bard, duket se ka më shumë meritën në zbulimin e një video të dytë, se sa në ekspertizën e plotë të video-përgjimit Prifti-Meta. Gjatë ekspertizës së saj, eksperti ka arritur të gjurmojë dhe një video të dytë, e cila ishte fshirë nga lap-topin e Dritan Priftit. Në këtë video ky i fundit së bashku me ish-zv/ministrin e Ekonomisë Leonard Beqiri shfaqen duke marrë një shumë prej 70 mijë eurosh. Video është regjistruar në banesën e ish-ministrit Dritan Prifti, për të cilën ai dhe Beqiri janë vënë nën akuzë.