Kushtet për të hyrë në provimin e shtetit
31/03/2011 Miratohet rregullorja për dhënien e licencës për profesionet e rregulluara
Pikët që duhen për të kaluar provimin, si dhe penalizimet
Shpallet rregullorja për zhvillimin e provimit të shtetit, të cilit do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët e rinj që do të duan të marrin licencën në një nga profesionet e rregulluara. Para hyrjes në provim të gjithë kandidatët duhet të kenë kryer edhe praktikën profesionale sipas përcaktimeve të bëra për secilin profesion, ku klasifikohen degët e mjekësisë, farmacisë, infermierit, mamisë, fizioterapisë, veterinerit, arkitektit, inxhinierit, mësuesisë, drejtësisë dhe profesione të tjera të rregulluara me ligj të veçantë. Provimi i shtetit realizon garancitë publike për përgjegjësitë që sjell ushtrimi i një profesioni të rregulluar dhe kryen testimin e njohurive të kandidatit që aspiron ushtrimin e një profesioni të rregulluar, duke siguruar uniformitet në vlerësimin e kandidatëve në nivel kombëtar përmes verifikimit të aftësive të nevojshme profesionale sipas specifikave të çdo profesioni. Pas përfundimit me sukses të provimit të shtetit kandidatit i jepet titulli profesional përkatës. Provimi i shtetit organizohet dhe zhvillohet nga Ministria e Arsimit përmes Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) në bashkëpunim me ministrinë e fushës përkatëse. Pranimi i kandidatëve në provim bëhet vetëm nga Ministria e Arsimit, e cila përcakton dhe datën e testimit. Kandidati regjistrohet për të dhënë provimin e shtetit pas diplomimit pranë urdhrit profesional. Kërkesa për regjistrim bëhet me shkrim. Dhe shoqërohet me listën e dokumenteve të kërkuara për regjistrim, dorëzimi i të bëhet jo më vonë se një muaj para datës së përcaktuar për zhvillimin e provimit. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret për të kryer provimin e shtetit dërgohet nga urdhrat profesionalë në Ministrinë e Arsimi, pas konfirmimit nga ministria përkatëse, brenda 15 ditëve nga përfundimi i regjistrimeve. Kandidati nuk pranohet në provim nëse “nuk zotëron diplomën e studimeve universitare të kërkuar nga autoriteti kompetent për profesionin respektiv, nëse është rrëzuar pesë herë në provimin e shtetit si dhe kur nuk plotëson kriteret e përcaktuara në ligj. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të komisionit të provimit të shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet janë të njëjta për të gjithë kandidatët e së njëjtës fushë. Komisioni i provimit të shtetit brenda 1 jave nga përfundimi i provimit bën vlerësimin e kandidatëve. Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Gjithashtu kandidati ka të drejtë që të ankimojë rezultatin pas dhënies së vlerësimit.
Të drejtat e pacientit, mjekët nuk i respektojnë
Ndonëse prej kohësh është aprovuar Karta e Pacientit, në të cilën klasifikohen 16 të drejtat që sistemi shëndetësor duhet të përmbushë ndaj tyre, zbatimi lë ende për të dëshiruar. E drejta për informim, ankimim, për barazi në sistemin shëndetësor, e drejta për t’u organizuar e thirrur në tryeza ku diskutohen çështjet që prekin direkt shëndetin e pacientit, tashmë janë të shkruara në Kartën e Pacientit, e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Por nga monitorimi që u është bërë spitaleve publike nga qendra për akreditimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor, as personeli mjekësor dhe as vetë pacientët nuk i njohin dhe i zbatojnë këto të drejta. Kreu i Qendrës për Akreditimin e Cilësisë së Shërbimit Shëndetësor, Isuf Kalo, ka pohuar se zbatimi i të drejtave të pacientëve po njeh probleme dhe në sisteme shëndetësore në shtete të tjera, por vendi ynë ka detyrim, si vend që aspiron për t’u integruar në familjen evropiane, që të drejtat e pacientit të mos i njohë vetëm në letër, por dhe t’i zbatojë ato.
Provimi i shtetit
Datat e provimeve
Provimi i shtetit organizohet çdo vit brenda periudhave kohore:
a) java e tretë e nëntorit deri në javën e dytë të dhjetorit;
b) java e parë deri në javën e tretë të majit.
1. Për vlerësimin e provimit të shtetit përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:
a) Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.
b) Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.
c) Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.
ç) Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.
d) Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.
e) Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.
f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë.
2. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jokalueshëm) përsërit provimin.
Përsëritja e provimit
Kandidati ka të drejtë ta japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet.