Gardistë e familjarë në eksperiment
31/03/2011 Rreth orës 07:00 të mëngjesit Prokuroria riinspektoi oborrin e Kryeministrisë dhe një pjesë të bulevardit
Katër gardistët e liruar nga gjykata, si dhe të afërmit e viktimave të pranishëm në hetime
TIRANE-Oborri i Kryeministrisë, por dhe një pjesë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, janë riinspektuar nga grupi hetimor i dosjes “21 janari” me qëllim përcaktimin e pozicionit të vendeve ku janë vrarë katër personat dhe plagosur 7 të tjerë. Veprimet hetimore janë kryer me qëllim hapjen e rrugës së eksperimentit shkencor, që Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me ekspertët e FBI-së, prej kohësh kanë shfaqur interes të kryejnë një gjë të tillë. Mësohet se dy ditë më parë, grupi hetimor i Prokurorisë së Tiranës ka zbarkuar në orën 07:00 të mëngjesit para Kryeministrisë për të bërë piketimet e plagosjes dhe vrasjes së demonstruesve. Mësohet se të pranishëm në këtë ekspertim, ishin familjarët e tre viktimave, Aleks Nikaj, Zivër Veizi dhe Faik Myrto. Ndërsa familjarët e Hekuran Dedës nuk kanë preferuar të jenë të pranishëm. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes të pranishëm mësohet të kenë qenë edhe gardistët nën hetim që aktualisht janë liruar nga gjykata Agron Malaj, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj dhe Alfred Ahmetcenaj. Në vendin e ngjarjes në orët e para të mëngjesit ishin edhe shtatë të plagosurit nga demonstrata e 21 janarit, të cilët treguan vendin ku kanë qenë në momentin kur kanë marrë plumbat. Pas piketimit të vendeve, Prokuroria i ka hedhur vizualisht këto vende, që, sipas Prokurorisë, do të bëhet eksperimenti kompjuterik me ndihmën e FBI-së. Për këtë gjatë kësaj kohe dhe deri më tani janë administruar në dosje shumë dëshmi të të dëmtuarve dhe personave që kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në vazhdën e kësaj pune, dje dy hetues të çështjes kanë udhëtuar në drejtim të qytetit të Shkodrës, ku kanë pyetur dy persona që kanë mbetur të plagosur në demonstratën e 21 janarit. Ashtu si dëshmitarët e tjerë, ata kanë treguar para hetuesve pozicionin fillestar të qëndrimit në momentin kur janë qëlluar me plumb. Gjithashtu, dëshmitarët kanë treguar momentet se nga vinin të shtënat në momentin kur ata janë plagosur. Hetuesit kanë pyetur të dëmtuarit nëse kishin parë ndonjë person, (gardist ose punonjës policie) që në çastin e plagosjes së tyre kishte drejtuar armën e zjarrit në drejtimin ku ndodheshin vetë ata. Por disa prej tyre kanë treguar vendin e pozicionimit të personit që kishte qëlluar në drejtim të tyre, ndërsa disa të tjerë kanë theksuar se nuk kishin parë asnjë gardist apo polic, që të qëllonte me armë në drejtim të turmës, duke u shprehur thjesht se në ato çaste kishin dëgjuar shumë të shtëna armësh. Sipas hetuesve, të gjitha dëshmitë tregojnë se të shtënat kanë ardhur nga Kryeministria, por që nuk përcaktojnë se cili nga personat e armatosur ka hapur zjarr në drejtim të turmës. Nëpërmjet këtyre dëshmive Prokuroria pritet që të vërë në zbatim eksperimentin nga i cili mendohet të hidhet dritë mbi disa momente misterioze të ndodhura gjatë demonstratës së 21 janarit. Një nga këto momente është vrasja e demonstruesit Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Faik Myrto, si dhe plagosja e më shumë se 7 personave. Për të treja këto vrasje dhe plagosje Prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërkohë që i vetmi gardist që mbahet i izoluar është shefi i njësisë së parë në Gardën e Republikës Agim Llupo.
Pretendimet e avokatëve
Avokatët e gardistëve të proceduar nga akuza kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mënyrën se si Prokuroria po heton ngjarjen e 21 janarit. Sipas tyre, ata që nga momenti i ndalimit të klientëve të tyre dhe deri tani, nuk janë njohur me veprimet hetimore që janë kryer në ngarkim të gjashtë gardistëve. Megjithëse i janë drejtuar me disa kërkesa organit të akuzës për vënin në dispozicion të materialeve që lidhen me klientët e tyre, deri më tani ata skanë marrë asnjë përgjigje. Gjithashtu mbrojtësit theksojnë se dhe urdhër-ndalimet nuk janë mbështetur në prova bindëse, përveç hamëndësive të prokurorëve.
Verifikimi për PS-në
Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet dhe tek eksponentët e Partisë Socialiste, të cilët organizuan dhe drejtuan turmën e njerëzve drejt mureve të godinës së Kryeministrisë. Hetimi i nisur prej akuzës kryeqytetase lidhur me zbardhjen e demonstratës së 21 janarit, ka detyruar disa prej drejtuesve të opozitës që të japin shpjegime para prokurorëve të Tiranës. Deputeti Bensik Bare, Tom Doshi, Paulin Stërkaj, si dhe Pjerin Ndreu, Nard Ndoka, Skënder Gjinushi e disa persona të tjerë kanë pohuar në Prokurori se nuk kishin ndikuar tek demonstruesit, për të nxitur dhunën ndaj forcave të rendit që mbronin Kryeministrinë.
Kryeprokurorja njihet me hapat e hetimit
Ina Rama, analizë me grupin hetimor
Gjatë ditës së djeshme Kryeprokurorja, Ina Rama, ka zhvilluar një analizë të hollësishme me grupin hetimor që heton dosjen “21 janari”. Numri një i akuzës është njohur me veprimet e fundit hetimore, si dhe në të njëjtën kohë ka lënë detyra të veçanta për grupin e hetimit. Nga ana tjetër, prokurorët e kanë informuar Ina Ramën me problematikën hetimore që janë duke hasur, si dhe bashkëpunimin që kanë me institucionet e tjera, përfshirë këtu dhe Policinë e Shtetit. Që nga demonstrata e 21 janarit Kryeprokurorja Ina Rama është konsideruar nga qeveria si pjesë e grupit puçist, që sipas Kryeministrit Sali Berisha kishte si synim rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e pushtetit me dhunë. Këto deklarata erdhën menjëherë pasi Kryeprokurorja kishte urdhëruar arrestimin e 6 drejtuesve të Gardës së Republikës, përfshirë këtu dhe komandantin e përgjithshëm Ndrea Prendi. Më pas urdhri i Kryeprokurores nuk u zbatua nga Policia e Shtetit, veprim ky që solli një konflikt të ashpër mes institucionit të akuzës dhe policisë.