Durrës, gjendet 16-vjeçari që ishte zhdukur

Gjendet 16-vjeçari që ishte larguar nga shtëpia e tij prej dy ditësh. 16-vjeçari Devis Dama, nga fshati Rrotull i zonës së Ishmit në Durrës, u largua nga banesa e tij të martën pasdite dhe që nga ai moment nuk ishte kthyer më në shtëpi, si dhe nuk kishte kontaktuar me familjarët e tij. Dema u gjet pranë banesës së tij.
Familja kontaktoi me Radiotelevizionin "Ora News" për ndihmë për gjetjen e tij.