Skrapar, identifikohet autori i plagosjes së dyfishtë

Identifikohet autori i dy plagosjeve në Skrapar. Ai është Agron Bakiasi, 22 vjeç. I riu plagosi me armë zjarri të dashurën dhe nënën e saj.
Ngjarja ndodhi në fshatin Spathar. Të plagosura kanë mbetur shtetasja Liri Arizaj dhe vajza e e saj, 18 vjeçare, Olgerta.
Vajza dhe i riu dyshohet se kanë pasur një lidhje. Mendohet se pas një zënke mes çiftit, 22-vjeçari ka shkuar në banesën e vajzës dhe ka qëlluar ndaj saj dhe të ëmës. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.