E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres gjendet i djegur oficeri i SHISH

Një oficer i Shërbimit Informativ Shqiptar është gjetur i shkrumbuar në automjetin e tij në zonën e Currilave në Durrës. 49- vjeçari Isa Coba kishte shkëputur kontaktet pasditen e djeshme me familjen dhe pas denoncimit të tyre në polici ka filluar kërkimi për oficerin Coba. Nëpërmjet gjurmimit të valëve të telefonit të tij celular policia bëri të mundur gjetjen e 49- vjecarit të djegur në sediljen e pasme të automjetit të tij.

Nga hetimet e para të policisë rezulton se automjeti i oficerit Coba është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka . 49- vjecari kishte disa ditë që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe pak para ngjarjes I kishte kërkuar me anë të një mesazhi të birit të kujdesej për familjen . Pista në të cilën po hetohet është ajo e vetëvrasjes.
Azhornuar së fundi ( e martë , 25 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›