Tiranë, defekti në linjë, banorët e Shkozës prej 10 ditësh pa ujë
TIRANË- 400 familje të Shkozës vuajnë prej 10 ditësh mungesën totale të ujit të pijshëm.
Kjo ka irrituar së tepërmi banorët, të cilët shprehen se do të bllokojnë rrugën si dhe do të ndërpresin linjën kryesore të ujit nëse edhe ata nuk marrin ujë.
Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellësit, Said Dollapi sqaron se shkaku i mosfurnizimit me ujë të banorëve është rikonstruksioni i linjës së amortizuar, i cili po i nënshtrohet rikonstruksionit.
Gjatë një takimi me banorët e zonës Drejtori i Ujësjellësit ka sqaruar shkaqet e ndërprerjes së ujit duke u shfajsuar se edhe vetë banorët janë të paligjshëm në lidhjet që kanë kryer.
Kaq ka mjaftuar kaq për të ngritur tensionet nga të dy palët.
(e.m/NEWS24/BalkaWeb)