KFOR: liria në Mitrovicë, e pakushtëzuar
Mitrovicë- Zëdhënësi i KFOR Uve Novicki deklaroi sot se nuk pranon asnjë lloj kushti përsa i përket lëvizjes së lirë në pjesën verirore të Kosovës. Në deklaratën e tij ai u shpreh:
Liria e lëvizjes për të gjitha palët nënkupton organizatat ndërkombëtare, sikurse edhe për krejt popullin e Kosovës, kjo duhet të arrihet. Liria e lëvizjes vetëm për KFOR-in, për shembull për të furnizuar ose për diçka të tillë, por jo për EULEX-in, nuk është e pranueshme”. Madje ai ka shtuar se dhe më herët KFOR ka bërë të qartë se qëndrimi i tij do jetë i palëkundur përsa i përket heqjës së barrikadave, dhe fillimit të levizjes normale në veri. Madje ai rikujtoi edhe deklaratat e mëparshme të bëra nga KFOR: “Komandanti i KFOR-it u ka thënë shumë qartë kryetarëve të komunave në veri të Kosovës herën e fundit, të shtunën e kaluar se liria e lëvizjes duhet të arrihet pa asnjë kusht për çdokënd në çdo kohë dhe kjo është shumë e qartë. Asgjë ndryshe nga kjo nuk është e pranueshme.
Nga ana tjetër zyrtarë serb kanë deklaruar se nuk pranpjnë të heqin barrikadat, ata lejojnë KFOR-in të lëvizë, por nuk pranojnë Eulex-in të hyjë në zonat ku ka barrikada të serbëve.
Shkrime të tjera me interes: