E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi varroset ne shkretetire

Muammar Gadafi u varros në agim në një vend sekret në shkretëtirën e  Libisë. Ndërsa polemikat vazhdojnë, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit bëri të ditur se ish- koloneli dhe djali i tij u kremuan në një vend sekret në shkretëtirë, ndërsa përballë kritikave gjithnjë në rritje, si nga komuniteti ndërkombëtar ashtu dhe përfaqësuesit fetarë, autoritetet në pushtet bëjnë të ditur se kanë ngarkuar një grup hetimor për të zbardhur minutat e fundit të jetës së diktatorit.

E ndërsa mbyllet një kapitull i errët, dhuna hedh sërish hije dhe mbi lidershipin e ri. Human Rights Watch denoncon gjetjen e një  varri të përbashkët në një hotel në Sirte. Bëhet fjalë për trupat e 53 besnikëve të Gedafit të vrarë në mënyrë çnjerëzore. Të gjitha kufomat i kishin duart e lidhura nga pas.

Ndërkohë në ditën e varrimit të kolonelit, Sirte, kështjella e fundit e Gadafit tronditet nga një shpërthim i fuqishëm. Bëhet fjalë për një depozitë karburanti që shpërtheu në flakë e që u ka marrë jetën sipas burimeve nga vendngjarja trë paktën 100 personave. Sipas komandantit të forcave të Këshillit të Tranzicionit shpërthimi ndodhi natën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›