INSTAT: Ne 2011-n u prodhua 47.4% me pak energji se me pare Eglantina Nasi
Bilanci i energjise elektrike, duket se nuk ka rezultuar aspak pozitiv per vendin tone gjate vitit te kaluar. Kete e tregojne te dhenat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave rreth ecurise se ketij treguesi per vitin 2011. Ato referojne konkretisht se gjate kesaj periudhe, burimet e prodhimit te energjise elektrike shenuan nje renie te tyre ne masen prej 13.6 per qind, krahasuar me vitin 2010. Sipas eksperteve te INSTA-it, nje gje e tille ndodhi per shkak te kushteve jo te favorshme klimaterike, shoqeruar me nje thatesire te zgjatur, e cila provokoi edhe renien e rezervave ujore te nevojshme per prodhimin e energjise ne vend. Nje gje e tille, u shoqerua natyrshem edhe me nje renie te totalit te ketij treguesi, saktesisht me nivelin prej 47.4 per qind, krahasuar me vitin e meparshem. Kjo do te thote se gjate vitit 2011, ne hidrocentralet e Shqiperise, u prodhua me pak energji sesa eshte niveli mesatar i nje procesi te tille. "Ne vitin 2011 burimi i vetem i prodhimit te energjise elektrike ishte prodhimi ne hidrocentrale. Ulja e konsiderueshme ne sasine e energjise se prodhuar prej tyre, me 48.1 per qind krahasuar me vitin 2010, ka dhene edhe ndikimin kryesor ne uljen e prodhimit total te energjise. Sasia totale e prodhuar ka qene 4.057 GWh dhe perben 53.9 per qind te burimeve totale te energjise. Prodhimi total i saj ne vend u ul ndjeshem me 47.4 per qind, krahasuar me vitin 2010", citon saktesisht raporti i lartpermendur i Institutit te Statistikave. Duke shtuar ne te njejten kohe, se ulje pati edhe prodhimi i energjise nga impiantet private e atyre me koncesion, me nje nivel prej 14 per qind krahasuar me vitin e meparshem. Nje reaksion zinxhir ky, i cili duket se pati si hallke te fundit, edhe ate te rritjes se detyrueshme te nivelit te importeve te produktit jetesor te energjise elektrike nga vendet e rajonit. Konkretisht, te dhenat e raportit te Institutit te Statistikave, tregojne se ky sasia e importuar e energjise (perfshire edhe kembimet), arriti vleren prej 3.475 GWh nga vetem 1.005 GWh qe ishte ky nivel total ne vitin e meparshem, 2010. "Importi zuri 46.1 per qind te sasise se burimeve gjithsej te energjise ne vitin 2011, nga 11.5 per qind qe ishte ne vitin 2010", perfundon raporti i INSTAT-it lidhur me bilancin e energjise elektrike, gjate vitit te kaluar 2011.
Energjia vazhdon te kete humbje ne rrjetin e saj
Humbjet ne rrjet, por edhe ne shperndarje, perbejne nje dukuri shqetesuese sa i perket sektorit te energjise, e cila, mesa duket, ende vijon te ekzistoje. Nje fakt i tille citohet edhe ne raportin e fundit te INSTAT-it mbi Bilancin e energjise elektrike, duke saktesuar se humbjet ne rrjet per kete produkt, gjate vitit te kaluar, jane rritur me nivelin prej 0.6 per qind ne krahasim me vitin e meparshem 2010. Ndersa sasia e humbjeve totale eshte vleresuar te kete qene 2.179 GWh. "Ato perbejne 28.9 per qind te sasise se energjise disponibel per perdorim", - citojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar se humbjet ne shperndarje jane rritur me 5.0 per qind. Dhe se ato vazhdojne te zene pjesen me te rendesishme te humbjeve ne rrjet, me 92.1 per qind.
Perdorimi i energjise rritje me nivelin prej 9.3%
Gjate vitit te kaluar, konsumatoret shqiptare kane perdorur me shume energji elektrike se nje vit me pare. Konkretisht, te dhenat e INSTAT-it tregojne se "perdorimi nga konsumatoret i energjise, ne vitin 2011 eshte rritur me 9.3 per qind krahasuar me vitin 2010". Ndersa shtojne se energjia e konsumuar nga sektori i familjes ka pesuar nje rritje te lehte. Ky sektor ka konsumuar 51.4 per qind te sasise se energjise te disponueshme per konsum final", - citojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me kete tregues. Ndersa perfundojne se sasia e energjise elektrike te konsumuar nga perdoruesit e tjere eshte rritur me 21.1 per qind krahasuar me vitin 2010.