E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP i dorezon Italise vleresimin per mjedisin

Drejtuesit e projektit te gazsjellesit "Trans Adriatik", i kane dorezuar dje pales italiane perfundimet e studimit mbi Vleresimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social. Ai ka te beje me nje studim te posacem qe ekspertet e TAP-it kane kryer ne territorin italian ku parashikohet te kaloje gazsjellesi, mbi ndikimin qe ai pritet te kete ne mjedisin e tij. Nderkohe, qe nje studim i ngjashem eshte kryer edhe ne Shqiperi e Greqi, si dy vende, gjithashtu te perfshira ne kete projekt te madh infrastrukrutor per transportimin e gazit nga Azerbajxhani, drejt Europes. Kane qene vete drejtuesit e TAP-it, qe e kane bere dje me dije lajmin se i kane dorezuar Ministrise se Mjedisit ne Itali perfundimet e studimit VNMS, i cili permban konkretisht shpjegime mbi ndikimet e mundshme te gazsjellesit ne mjedisin lokal, si dhe masat e propozuara per te shmangur ose zbutur efektet negative te tij. Gjithashtu, ai permban edhe masat per permiresimin e impaktit pozitiv te ketij tubacioni trans-kontinental per gazin. Behet me dije se seksioni italian i TAP-it do te perbehet nga nje tubacion prej 45 km ne det te hapur, i cili do te dale ne krahinen e Leces. Rruga e tanishme e gazsjellesit Trans Adriatik, me nje zbarkim ne krahinen e Leces, eshte identifikuar pas tre vitesh pune intensive ne terrenin e Italise. Kane qene nje grup ekspertesh italiane dhe nderkombetare, te cilet kane analizuar alternativa te shumta dhe kane zgjedhur pikerisht kete rruge, e cila shmang kalimin e gazsjellesit ne zonat ekologjikisht te ndjeshme, gje qe minimizon efektet e mundshme negative sociale apo ekonomike te ketij projekti. Nderkaq, behet me dije se raporti i lartpermendur VNMS eshte pergatitur ne perputhje me ligjin italian dhe me Politiken Mjedisore dhe Sociale te Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH). Sa i perket Shqiperise, projekti "Trans-Adriatik" e filloi procesin e dorezimit te vleresimit te tij zyrtar te ndikimit mjedisor dhe social ne prill te vitit 2011, teksa po pergatitet per te paraqitur raportin e plote te tij, ne qershor te ketij viti. Seksioni i tij ne det te hapur, do te kete nje gjatesi prej 60 kilometrash, duke kaluar neper detin Adriatik dhe duke hyre ne Italine e jugut prane San Fokes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›