Akull në rrugët e Dibrës, policia shton masat
DIBËR-Zbritja e temperaturave disa gradë nën zero dhe reshjet e shiut e dëborës kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve në rrugët nacionale e rurale të qarkut Dibër. Më problematike situata paraqitet në Dibër e Bulqizë, ku rrugët me akull janë më të shumta. Për këtë arsye, Drejtoria Rajonale e Policisë së Qarkut Dibër dhe Komisariati i Policisë Rrugore kanë shtuar masat parandaluese. Efektivë të policisë së këtyre rretheve patrullojnë në çdo kohë rrugët dhe ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm te poseduesit e makinave që ata të vendosin zinxhirë në rrugët me akull, si dhe t’i mbajnë këta me vete në çdo kohë, pasi dimri ka startuar dhe problemet që krijohen tashmë dihen. P. H