LSI në 2013-ën koalicion me PD apo PS? Meta: Me interesat e vendit
KORCE – I pyetur se me cilën parti do të bëjë koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh se kjo parti nuk do ta ndryshojë drejtimin e saj në 2013-ën.
Gjatë një takimi me simpatizantë dhe anëtarë të LSI-së në Maliq të Korçës, Meta u shpreh se LSI do të jetë në të njëjtin drejtim me interesat e vendit.
“LSI gjithmonë ka bërë zgjedhjen e duhur, kështu dhe në çdo rast, dhe në të ardhmen LSI do jetë në të njëjtin drejtim”,- deklaroi Meta.
Pas zgjedhjeve të 8 majit, doli në skenë ideja për një bashkim të mundshëm të LSI-së me PS-në për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës. Shumë komente janë bërë deri tani dhe komenti më i fundit ka qenë ai i Edi Ramës në mbledhjen e fundit të Asamblesë, ku mbylli hamendësimet për bashkim me Metën.
“Me naivitet, dashamirësisht, bujarisht, por dobësisht bien nën tundimin e lëshimit të mesazheve për Ilir Metën. Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë që të mund të thotë që na duhet gjysma e pushtetit për të mundur pushtetin. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne nuk kemi ç’ti themi për sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij”,- u është drejtuar Rama, anëtarëve të Asamblesë.
(er.nu/BalkanWeb)