Greqi, Trojka mbërrin nesër për programin e ri të ndihmës
ATHINE - Priten të mbërrijnë nesër në Athinë, kreu i Trojkës Pooul Thomsen (FMN), Matthias Morse (Komisioni Evropian), Klaus Mazouch (BQE), Komisioneri i BE për Politikat Rajonale Johannes Hahn dhe kreu i "Task Force" Horst Raichenmpach.
Një raund i ri konsultimesh fillon nesër, me qëllim finalizimin e marrëveshjes së re të kredisë për Greqinë, dhe për programin e shkëmbimit të bonove greke me përfaqësues të pjesëmarrjes së sektorit privat, diskutime që parashikohet të përfundojnë në fillim të janarit.
Negociatat me kreditorët privatë vazhdojnë, për të reduktuar me 50% vlerën e obligacioneve.
Angazhimi i treguar nga liderët grekë për zbatimin e vendimeve e Samitit të 26 tetorit për Greqinë, ka krijuar një klimë pozitive për rezultatin e këtyre negociatave, dhe për vlerësimet që do t’i bëhen punës së qeverisë.
Sipas ministrit grek të financave, negociatat me Trojkën "për programin e ri, do të thonë masa, ndryshime strukturore dhe realizim i objektivave financiare."
Në të njëjtin kontekst, Kryeministri Lukas Papadhimos deklaroi pas samitit të BE, se masat që mund të kërkohen për 2013-2014, do të specifikohen pas përfundimit të programit të dytë të mbështetjes së ekonomisë greke.