E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet një femër e pajetë në det

DURRËS- Trupi i një femre të pajetë është gjetur në plazhin e Durrësit. Kalimtarë të rastit kanë parë në largësi trupin dhe kanë njoftuar më pas policinë. Forca të policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes ndërhynë dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga deti.

Sipas policisë, trupi u gjet në afërsi të sektorit Apolonia, të këtij plazhi, por ende nuk ka të dhëna rreth identitetit. Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së saj. Kufoma eshte derguar drejt morgut per t’iu nenshtruar autopsise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›