Kantrimen:Presim zgjedhje të ndershme,jo dhunë
Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen ka perseritur apelin drejtuar politikes shqiptare per angazhim serioz per mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Duke theksuar faktin se zgjedhjet ne Shqiperi nuk u takojne nje apo dy partive politike, por i takojne njerezve, Kantrimen perserit insistimin qe palet te respektojne Kushtetuten.
“Unë i kam ftuar ata, në koordinim të plotë me BE-në, thirrje këto të bëra edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, të mbajnë zgjedhje të ndershme lokale. Kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë”- tha ai, gjate nje interviste per REL.
Sipas tij, nderkombetaret kane insistuar që të gjitha palët ta respektojnë Kushtetutën, të mbajnë zgjedhje të ndershme dhe paqësore dhe i kemi bërë thirrje popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre.
“Presim nga të dyja palët të zhvillojnë fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues. Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e paszgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive kryesore, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare”- tha ai.
I pyetur nese eshte i kenaqur pas bisedimeve, duke qene vizitor disa here ne vendin tone, ai pranon se eshte në të shumtën i kënaqur, por jo në tërësi me përgjigjet e partive kryesore në këto thirrje që u ka bërë komuniteti ndërkombëtar.