E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohen për trafik armësh, pranga 2 kosovarëve

LEZHË-Dy persona janë arrestuar nga policia, të akuzuar për trafik armësh deh municionesh. Ndalimi është bërë në aksion Lezhë-Lac, kur dy shtetas kosovarë u kapën me një sasi pistoletash dhe fishekësh.

Policia ka bërë me dije se shtetasit e ndaluar janë Ilir Ramadani dhe Faik Topalli, të cilët janë shoqëruar menjehërë në polici.

Në automjetin e tyre u gjetën 7 pistoleta pa leje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për furnizuesin dhe destinacionin e tyre.

Sipas policisë po hetohet nëse ka të tjerë bashkëpunëtorë në këtë rrjet të trafikut të armëve dhe municioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›