Frenk Lampard nga vera e ardhshme ne Kine

Për ta bërë këtë gjë, duhet edhe të shiten lojtarë dhe Lampard është një nga të piketuarit, ndërsa mund të shkojë në Kinë tek Guizhoi Renhe. Klubi kinez ka deklaruar se dëshiron të ketë skuadrën më të fortë në ligën e vendit të tij dhe kërkon të marrë edhe mbrojtësin e Mançester Junajtid, Rio Ferdinand. Ndërkaq, Abramoviç kërkon të blejë Hulk nga Porto, Falkao nga Atletiko Madrid, portierin Krul dhe mesfushorin Tiote nga Njukasëll.
Duke kaluar në Itali, Adriano Galiani, ka shprehur edhe një herë admirimin e tij të thellë për Karlos Tevezin. Administratori i deleguar i Milanit, thekson se sulmuesi argjentinas është një bast i tij dhe ai kërkon që ta fitojë, pra ta sjellë sa më parë tek kuqezinjtë. Duke folur për garën për titull, Galiani thekson se ndeshja ndaj Romës do të jetë një finale, ashtu si të gjithë takimet e mbetur.