U dënua në ’98-n me 6 vite burg, ekstradohet nga Italia

Gjovalin Doku, 45-vjeç, lindur në Lezhë, u soll nga autoritetet e Interpolit nga Milanoja e Italisë në drejtim të Tiranës, ku do të kryej 6 vitet e burgut të dhënë nga Gjykata e Lezhës. Ai është shpallur fajtor për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”.
I ekstraduari Gjovalin Doku, më datë 03 maj të vitit 1998, me anë të mashtrimit duke i premtuar punë shtetases T. P., e ka marrë atë nga qyteti i Laçit dhe e ka dërguar në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i këtij shtetasi më datë 02 shtator 2011 në Itali. Burri iu dorëzua autoriteteve të burgut. /Start/
2012-06-06 11:03