E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, arrestohet autori i vrasjes së 9-vjeçarit

Në pranga përfundoi shtetasi Alban Shkreta, 24-vjeç, teksa në kërkim është edhe vëllai i tij, i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në vrasje.

Policia gjeti edhe tre armë gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit, të cilat do të analizohen nëse janë përdorur gjatje vrasjes. Ngjarja e rëndë u regjistrua dje, kur ndaj Muharrem Llani, 64-vjeç, u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit të tij, ku ndodhej edhe 9 vjeçari.

Plumbat i morën jetën fëmijës, ndërsa burrin e lanë të plagosur rëndë. Burri së bashku me kunatën dhe fëmijën po kthehej për në banesë kur kishte marrë nga shkolla 9-vjeçarin. Në dalje të qytetit të Mamurrasit, autorët e krimit kanë zënë pritë duke qëlluar me armë ndaj automjetit tip  Wolksvagen. /Start/

                                                                                             2012-06-06 14:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›