Durrës, gjendet trupi i pajetë i një femre në det
Trupi i pajetë i një femre rreth 45 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm në det në qytetin e Durrësit.
Viktima është gjetur pranë ujërave të Portit të Durrësit në sektorin “Apollonia” por nuk dihet ende identiteti i saj.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga deti.
Ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Trupi i pajetë i 45-vjeçare është dërguar në morg ku do të kryhen edhe veprimet e ekspertëve mjeko ligjor.