Pashket, fluks në Durrës, normalizohet në Kapshticë e Kakavijë
TIRANE- Ndërsa kanë nisur kremtimet për festen e Pashkëve katolike dhe ortodokse 3 tragete me emigrantë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Autoritetet portuale konfirmojnë mbërritjen e 2 mijë udhëtarëve dhe 500 automjeteve nga ky port. Ndërsa porti i Vlorës është jashtë funksionit për shkak të largimit disa ditë më parë të dy trageteve që kryenin linjen Vlorë-Brindizi.
Ndërkohë, situata eshte normalizuar ne pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës. Qe prej mesnatës e deri në këto momente në Kakavije konfirmohet kalimi i 4100 emigrantëve dhe 1000 automjete. Ndërsa ne 24 oreshin e fundit mesohet se nga kjo pike kufitare kanë mbërritur 9800 emigrantë, të cilët kane zgjedhur ti kalojnë Pashkët pranë të afërmve të tyre. Vihet re një rënie të fluksit të automjeteve dhe udhëtarëve në Kakavije, ndërsa pala shqiptare vijon të punojë me 9 sportele ne hyrje, kurse ajo greke vetëm me dy sportele. Përsa i përket pikës doganore të Kapshticës, situata është krejtësisht e qetë dhe nuk ka radhë emigrantësh. Që prej pasdites së djeshme e deri në këto momente 1000 persona kanë mbërritur në kufirin shqiptar dhe 230 mjete, kurse në 24 orët e fundit nga kjo pike doganore kanë kaluar rreth 9 mijë emigrante. Në të dyja anët e kufirit, si nga pala greke edhe nga ajo shqiptare, vijon të punohet me 4 sportele.