Kantrimen: Zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë të ndershme
TIRANE- Zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri duhet të jenë të ndershme. Ky ka qenë mesazhi i zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen dhënë për politikën shqiptare. Në një intervistë për radion Europa e Lire Kantrimen ka theksuar se ka ftuar palët në Tiranë që në koordinim të plotë me BE-në, me OSBE- dhe SHBA-së të mbajnë zgjedhje të ndershme lokale. “
Kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë. Kemi insistuar që të gjitha palët ta respektojnë Kushtetutën, të mbajnë zgjedhje të ndershme dhe paqësore dhe i kemi bërë thirrje popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre” ka shtuar Kantrimen.
“Zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk u takojnë një apo dy partive politike, ato u takojnë njerëzve. Presim nga të dyja palët të zhvillojnë fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues. Nëse e arrijmë këtë, atëherë, është periudha e paszgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive kryesore, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare. Do të thosha se jam në të shumtën i kënaqur, por jo në tërësi me përgjigjet e partive kryesore në këto thirrje që u ka bërë komuniteti ndërkombëtar” ka perfunduar zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Kantrimen per Kosoven: Ndarja s’është dhe s’do të jetë në tavolinë