Tiranë, kapet me doza kokainë menaxheri i një lokali

Një operacion i sektorit të antidrogës në drejtorinë e policisë së Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie kokaine dhe arrestimin e një personi.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Artur Zhelegu, menaxher në një lokal në kryeqytet pasi është kapur me disa doza kokaine.
Ndërkohë nuk jepen detaje të tjera të operacionit të ndërmarrë nga blutë e kryeqytetit por pritet që në orët në vijim të ketë edhe një deklaratë e policisë së Tiranës për të dhënë më shumë detaje.